Vajza e aktores Julia Ilirjani, Renée Reffo, ka dhënë së fundmi një intervistë për Bordo, ku ndër të tjera është pyetur edhe për deklaratën e Visjan Ukcenaj për “Pushime on Top”.
Aktori kujtoi një situatë në Top Arena kur Renée e Julia ishin të ftuara, ndërsa ai në rolin e “Minionit”, i quajti zhaba e shushka, gjë që vajzës së aktores nuk i pëlqeu.
“Të të ngelet hatri me një aktor, sa i përket batutës, do të thotë që je njeri i vogël. Të mërzitesh me një artist, është injorancë. Te ‘Top Arena’ mund të kem pasur ndonjë episod. Së fundmi ishin nënë e bijë të ftuara dhe ndjeva një hatërmbetje nga ajo goca.
Ajo nuk e kishte kuptuar fare që unë isha një aktor në rol. Madje batutën aty e bëj gjithmonë, dhe papritur doli dikush që u mërzit. ‘Shushkat” është një batutë që unë e përdor kudo,” -u shpreh Visjani.
Lidhur me këtë, Renée thotë se në fakt nuk ka hatërmbetje me aktorin dhe se gjestin e tij e mori si diçka që ishte vetëm për skenën dhe aspak personale.
Kujtojmë se Renée është kthyer së fundmi nga Amerika dhe ka vendosur të jetojë në Shqipëri, duke iu dedikuar ekranit dhe showbizit. Gjithashtu ajo është shprehur se ndoshta do të jetë pjesë e BBV4, emri i të cilës u përfol si banore në edicionin që lamë pas, ku pjesë e tij u bë Julia Ilirjani.