Fundjava për disa është pushim, për ne është punë intensive!

Shtëpi më shtëpi, lagje më lagje, fshat më fshat, me njerëzit, pranë tyre, duke dëgjuar çdo shqetësim dhe hall të përditshëm.
Në Çermë Kamp të Lushnjes, tek familja e Shefqet Dukës, kryeplaku na tregoi me shqetësim për mungesën e investimeve në infrastrukturë, mungesën e subvencioneve për bujqësinë, pensionet e ulëta dhe shëndetësinë thuajse inekzistente.
“Presim 11 Majin, presim ndryshimin! Ai do të vijë, sepse do votojmë ASHM dhe Arben Çukon!” — na tha ai plot besim.
Ndalesa tjetër: serat e Mendit pranë Karbunarës.
Mendi, një fermer i lodhur nga padrejtësitë, shprehu mllefin ndaj qeverisë Rama 3: “Pa subvencione, pa ndihmë, më shumë fiton tregtari sesa fermeri! Kur do iki kjo qeveri?!”
Më 11 Maj, voto ndryshimin!
Voto ASHM dhe Arben Çukon!
Koha e së drejtës, koha e dinjitetit po vjen!








