Në vendin tonë, “TikTok”-u ka shënuar një rritje të ndjeshme të denoncimeve, për shantazhe, kërcënime dhe bullizëm ku vetëm në 6 muajt e fundit raportohet për 400 denoncime. Psikologu Helidon Shehu sugjeron mbylljen e aplikacionit, siç është bërë në disa vende, ose kontroll të më shumë të materialeve të paligjshme.

Numri i denoncimeve sa i përket shantazhimeve, kërcënimeve apo bullizimit në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm. Vetëm në 6 mujorin e fundit janë bërë 400 kallëzime në polici.

Për psikologun Helidon Shehu, rrjetet sociale shpesh janë bërë dhe burim krimesh, ku mbizotëron “Tiktok”-u.

Madje, sipas tij, një numër i konsiderueshëm i ngjarjeve kërcënuese kanë ndodhur gjatë ose pas transmetimit të drejtpërdrejtë në këtë platformë.

Shehu sugjeron mbylljen e këtij aplikacioni sic është bërë në disa vende të botës ose kontrollimin e shpërndarjes së materialeve të paligjshme.

Për të, shqetësim është ndikimi tek të rinjtë që kanë videot e ndryshme apo sfidat që realizohen, pasi mund të jenë shtysë për imitim./oranews.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts