Qindra njerëz të pasur në të gjithë botën thuhet se kanë nënshkruar e paguar për të ngrirë trupin e tyre pas vdekjes, për t’u risjellë më vonë në jetë me ‘trupa super-inteligjentë.’

Imagjinoni njerëzit e pasur e të famshëm që ngrijnë trupin e tyre me shpresën për ta risjellë në jetë disa qindra vjet më vonë, pas avancimeve të supozuara të shkencës e teknologjisë.

Shumë prej tyre kanë besim te projekti, teksa rreth 5,500 njerëz kanë pranuar ngrirjen post-mortem, me teknologjinë e njohur si “krionika”, sipas të cilës trupi ngrihet për t’u ruajtur, derisa shkenca të gjejë një mënyrë për ta risjellë në jetë.

Megjithëse shumë shqetësohen nëse këta njerëz do të jenë apo jo ende të pasur kur të risillen në jetë, ndoshta në fund të këtij shekulli, ekspertët e fushës kanë krijuar dhe kushtet për ruajtën e pasurisë së tyre. Në trustet “e ringjalljes” emërohen menaxhuesit e parave pas vdekjes për llogari të trupit ose “kokës së ngrirë”, e cila në këtë rast trajtohet si një ‘pasardhës i palindur’, sado ironike kjo të tingëllojë për një pjesë të audiencës.

Ekspertët sugjerojnë se kjo është një mënyrë më e mirë sesa për shembull varrosja e florinjve, për faktin se koni i ringjallur, ose koka që do të lidhet me trupin e një kompjuteri, mund të mos ketë kujdes të mirë dhe të harrojë se ku i ka fshehur paratë, shkruan rrjeti The Mirror.

Për entuziastët e idesë makabre janë ngritur tashmë dy impjante në SHBA, një në Moskë e një në Berlin, ku trupat ruhen në temperatura -196C në azot të lëngshëm dhe kanë nevojë për kujdesje të vazhdueshme, shkruante rrjeti Daily Star.

Disa nga emrat që kanë shprehur interes raportohet se janë Simon Cowell, Britney Spears e Paris Hilton, ndërsa milionerët amerikanë Peter Thiel e Don Laughlin, që vdiqën vitin e kaluar, besohet se ishin pjesë.

Megjithë garancitë që ofron kompania për ‘ringjalljen e sigurt’, biologu amerikan Venki Ramakrishnan, ka shprehur shqetësimet e tij teksa thoshte në një intervistë me rrjetin Mail: “Kënaqësitë e trurit tonë vijnë kryesisht nga ushqimi, shëtitja, jeta. Nëse vdesim ne kemi trurin e vjetëruar të një plaku, dhe jo atë të një 25-vjecari, prandaj nuk e kujtoj çfarë qëllimi ka ngrirja e trurit”.

Leave a Reply

Related Posts