Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një 15-vjeçar është paraqitur në spitalin e Traumës i plagosur me armë zjarri.

Policia ende nuk ka përcaktuar vendndodhjen e saktë të incidentit, pasi i mituri ka mbërritur fillimisht në shtëpi i plagosur dhe më pas është dërguar në spital nga babai i tij.

Hetimi po bëhet edhe më i vështirë, pasi 15-vjeçari ka refuzuar të japë detaje mbi rrethanat e plagosjes. Grupet hetimore po punojnë për të mbledhur prova dhe për të identifikuar dëshmitarë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts