Dhjetra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum janë ngritur sot në protestë gjatë orarit të pushimit të mesditës. Të mbledhur përpara zyrave të kompanisë në Marinzë, ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve drejtuar drejtuesve të kompanisë.

Protesta është organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, e cila ka denoncuar një sërë problematikash që prekin punonjësit. Kryetari i Sindikatës, Dritan Shahu, i ka drejtuar një thirrje të drejtpërdrejtë kompanisë dhe drejtuesit të saj, Hong Ping, që të ndalojnë së injoruari zërin e punëtorëve dhe të adresojnë kërkesat e tyre kryesore:

Ndalimi i intimidimit dhe presionit psikologjik ndaj punonjësve

Ndalimi i diskriminimit dhe pabarazisë në trajtim dhe përfitime

Ndalimi i nepotizmit dhe emërimeve klienteliste

Zbatimi i statusit të naftëtarit

Sigurimi i dietës ushqimore dhe përfitimeve të tjera ligjore

Dritan Rrapushi, sekretar i Sindikatës për degën Fier, u shpreh:
“Ne nuk kërkojmë lëmoshë, por drejtësi sociale. Pas kaq vitesh pune, jemi vetëm grabitur.”

Ndërsa punëtorët theksuan:
“Punojmë prej vitesh në këtë kompani dhe vetëm nëpërkëmbemi.”

Organizatorët paralajmëruan gjithashtu se kjo protestë është vetëm fillimi. Nëse kërkesat nuk do të merren parasysh, do të pasohet nga protesta të tjera të përshkallëzuara./lajmipare.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts