Ta pranojnë: Për disa prej taksave, do të bënim me gjithë qejf edhe pa to.

Por nëse ankohemi për ato që kemi sot, çfarë mund të themi nëse një ditë do na imponohej, për të thënë, një taksë për përdorimin e rrjeteve sociale apo për zgjedhjen e emrit të fëmijës? Ose në deklarimin e radhës të të ardhurave të gjenim një taksë për frymëmarrjen?

Mirë, ta dini se në ndonjë anë të botës, për sa mund t’u duket e pabesueshme, këto taksa ekzistojnë tashmë.

Taksa për whatssap, Facebook dhe Twitter

Nga 1 qershori 2018, Uganda është bërë vendi i parë në botë që vendos një taksë për rrjetet sociale; për përdorimin e faqeve e aplikacioneve si Whatsapp, Facebook e TWitter.

Për t’i përdorur rrjetet sociale, qytetarët duhet të paguajnë rreth 5 cent në ditë (konvertuar nga monedha lokale). Kreu i shtetit ka deklaruar se kjo taksë ishte e nevojshme për të kundërshtuar “kërcënimin” e thashethemeve në rrjetet sociale.

Taksa për frymëmarrje

Nëse ju bie të kaloni në aeroportin ndërkombëtar të Maiquetia në Caracas (Venezuelë), bëni gati 127 bolivar (20 euro): është taksa e frymëmarrjes që duhet të paguajnë pasagjerët për të kompensuar koston e sistemit të filtrimit të ajrit të instaluar në vitin 2014 në aeroport.

Sipas ministrisë së Ujit dhe të transportit ajror venezueljan, sistemi i filtrimit të ajrit pastron dhe aromatizon aeroportin dhe bllokon rritjen e baktereve duke mbrojtur kështu shëndetin e të gjithë pasagjerëve.

Taksa për magjinë

Në Rumani, ku shumë persona besojnë akoma në supersticion, magjia është një biznes në lulëzim. Deri para pak vitesh, ky aktivitet nuk njihej nga qeveria dhe nuk ishte i taksueshëm.

Por në vitin 2011, kur Rumania u përball me krizën, ministria e Financave mendoi të vendosë një taksë edhe për zanatet që dikur nuk ishin zyrtarisht të njohur. Mes tyre, edhe astrologët dhe magjistarët, të cilët që prej asaj kohe duhet të paguajnë taksë 16% të të ardhurave.

Rezultati?

Mijëra mallkime e magji të lëshuara ndaj politikanëve

Taksa për emrat e fëmijëve

Zakonisht emri i fëmijës përcaktohet para lindjes së tij. Por në këtë rast, përjashtim bën Suedia ku emrat e fëmijëve kanë nevojën e aprovimit nga enti fiskal. Suedezët duhet të shohin emrin e fëmijës që të miratohet nga agjencia e taksave para se fëmija të mbushën 5 vite.

Nëse prindërit nuk arrijnë të marrin miratimin, mund të gjobiten deri në rreth 500 euro (konvertuar me monedhën suedeze). Ligji është i vitit 1982 dhe është vendosur si masë parandaluese për prindërit që duan t’u vendosin fëmijëve emra ofensivë apo të ngatërrueshëm.

Taksa për marjuanën

Sikurse parashikohej, legalizimi i marijuanës për qëllime mjekësore ka sjellë edhe një tatimi fitimi. Sipërmarrjet që kultivojnë apo shesin marijuanë duhet të paguajnë taksën për të.(scan)

Leave a Reply

Related Posts