Në këto ditët e para të muajit janar, edhe urgjenca e spitalit rajonal të Fierit është mbipopulluar nga pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore, kryesisht për shkak të virozave që janë aktualisht në qarkullim.
Sipas të dhënave nga kjo urgjencë, regjistrohen deri në 150 persona që paraqiten për ndihmë mjekësore. Por ky fluks ka vënë në vështirësi ekipin e mjekëve, i cili është thuajse i përgjysmuar, ndërsa janë thirrur për ndihmë edhe mjekët e familjes.
Konsultimi paraprak me mjekun e familjes dhe konsumimi i ushqimeve të shëndetshme dhe lëngjeve janë porositë e mjekëve në këtë periudhë.