Njihuni me “surprizat” e motit për këtë të premte

Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm.
Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit.
Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar më shkarkesa elektrike lokalisht breshër në male në verilindje-lindje e juglindje reshje në formën e flokëve të borës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e zonave luginore,era fiton shpejtësi deri në 17m/s
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë./ CNA




