“Skena më e tmerrshme që më kanë parë sytë” Këngëtari Renato Jaho rrëfen incidentin në mes të dasmës
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ishte këngëtari Renato Jaho, i cili ndau me publikun një nga momentet më tronditëse që ka përjetuar gjatë një performance.
Një pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Cili ka qenë episodi dramatic që kanë pare sytë e tu në një festë, në një koncert?
Renato Jaho: Dramatik po. Kam qenë në një dasëm. Duke kërcyer një burrë, gjyshi jonë në moshë ka rrëshqitur dhe është vrarë me të pasmen e kokës dhe ka qenë situata më e tmerrshme që kam pare ndonjëherë. Falë zotit shpëtoi por nuk të bën më shpirti të këndosh. Janë gjëra që ndodhin.










