Gazetari i njohur Artan Hoxha ka ndaluar në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin e Shënvlashit në Durrës, ku një 62-vjeçar u vra nga i biri pas një konflikti për motive financiare.

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, Hoxha ka ofruar një analizë të thellë mbi këtë incident dhe kontekstin shoqëror që mund të ketë kontribuar në ngjarjen tragjike, duke iu referuar edhe vrasjes së ngjashme të para disa muajve po në këtë zonë.

Sipas Hoxhës, Shënvlashi është një zonë që ka përjetuar dyndje të popullsisë nga zonat rurale të vendit. Ai e përshkruan këtë fshat si një vend ku përqendrimi i njerëzve nga zona të ndryshme ka krijuar një strukturë të ngjashme me qytetet industriale të krijuara gjatë periudhës së komunizmit, duke rezultuar në një popullsi heterogjene.

Hoxha u shpreh se këto popullata, të papërgatitura për jetesën në një ambient të tillë të ndryshuar, ndodhen përballë shokut shoqëror dhe sfidave të tjera.

Hoxha ka theksuar se ngjarje të tilla të dhunshme kanë një efekt zinxhir në komunitet. “Këto lloj krimesh kanë një efekt zinxhir, duke krijuar habitatin për përsëritjen e këtyre ngjarjeve të dhunshme,” ka komentuar ai.

Leave a Reply

Related Posts