Fier – “Beteja” mes demokratëve për primaret mbaroi në orët e para të mëngjesit të së dielës ose për të qënë më i sakt në orën 04 e 30 minuta. 22 kandidatë të primareve kush më shumë e kush më pak morën “hakun” e punës së kryer në këto primare gjat takimeve të zhvilluara mes tyre.
Dikush më shumë e dikush më pak mbetën të kënaqur sikundër ndokush priste dhe më shumë , tamam si ajo thënia e viteve më parë e ish deputetit mallakastriot Kastriot Islami , ” unë të var xhaketën në qëndër të Ballshit dhe e kam të marr mandatin e deputetit”, por jo, ajo kohë ka ikur , ka perënduar. Antarësia demokrate u dha hakun në bazë të punës e performancës gjithkujt prej tyre.

I pari me më shumë vota doli lushnjari Eduart Sharka plot 795 vota e pas tij deputeti Luan Baçi me karrierë në politike, ish drejtues i degës së PD Fier por që duhet të kishte një rezultat më të lartë në votim e jo me 677 vota gjë që tregon se ka humbur besimin ose nuk ka punuar sa duhet tek demokratët. Kështu me radhë Elisabeta , një emër i ri por që premtues pasi mori 492 vota e ndjekur nga Saimir Korreshi i cili mori 477 vota por as nuk ndenji si kolegët e tij në sallë që të shikonte numërimin e votave.
Gentian Koçi, kandidati tjetër fitues e kaloi pragun duke grumbulluar 438 vota. Një i ri me ambiecie pa shumë eksperiencë në këto “labirinthe” të politikës por la për të dëshuiruar me sinqeritetin e tij në takimet mes demokratësh ku shpehs’herë u drejtohej, të lëm mënjanë zënkat, jo me emra, nuk duhet të përçahemi me inate personale, të shikojmë të bashkohemi e të fitojmë në 11 Maj. E pra njerëz të tillë kurajoz, dinjitoz që luftojnë për kauza i duhen shoqërisë së sotme, njerëz, djem e vazja si Gentiani, Elisabeta, Pelivani i cili vjen nga Suku , fermer me profesion por i nderuar e i respektuar në zonën e tij, Njerëz si Eduarti i cili u është gjendur fermerëve të Lushnjes duke i ndihmuar në ditë të vështira . Kush punon një ditë i ktheht vlera pas, ja kështu si këta njerëz të punës.
Më të votuarit
Eduart Sharka -795
Luan Baçi-677
Elizabeta Rredhi -492
Saimir Korreshi -477
Gentian Koçi-438
Pelivan bufi – 395
Ilda Dhori- 215
Gentian Çela – 191











