Janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentin kur Klea Prenga u sulmua nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha.

Përleshja e tyre ishte incizuar nga kamerat e sigurisë në lokalin ku po konsumonte kafe modelja Prenga.

Siç shihet përmes pamjeve, dy motrat po zbrisnin nga shkallët për të shkuar tek vendi ku po qëndronte ulur modelja.

Mariela ishte e parë që shkonte drejt tavolinës, duke u ndjekur edhe nga Antonela.

Ato fillimisht e lagën me një gotë ujë, pastaj filluan ta sulmojnë fizikisht. Në ato momente, klientët e lokalit ndërhynë për t’i ndarë, raporton TCH.

Leave a Reply

Related Posts