Fushata “derë më derë” – Një mënyrë për të dëgjuar dhe kuptuar problemet e qytetarëve

Silva Hasaj ka zgjedhur të shkojë personalisht tek qytetarët e qarkut të Fierit, për të ndjerë në lëkurë realitetin e hidhur të çdo familje shqiptare, të përballur me varfëri, shpopullim, rrënim të bujqësisë, papunësi dhe kushte jetese të mjerueshme.
Ndërsa fushata elektorale po i afrohet fundit, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike vazhdon pa pushim takimet në terren, duke pasur një strategji të qartë për të ndihmuar vendin të dalë nga varfëria, dhe mbi të gjitha, për t’i thënë “stop” shpopullimit.
Në një atmosferë ku besimi në politikë ka arritur nivele kritike, Silva Hasaj vjen si një figurë e re, e arsimuar jashtë vendit dhe e papërfshirë më parë në fushën politike, me një synim të prerë: të sjellë një vizion të ndryshëm dhe zgjidhje konkrete për problemet më të mëdha të qarkut.
“Një nga problemet më të mëdha që po përballet qarku i Fierit – dhe e gjithë Shqipëria – është shpopullimi. Kjo është pasojë e dekadave të keqmenaxhimit dhe mungesës së një vizioni afatgjatë. Fieri është një qark me burime natyrore të pasura, por potenciali i tij nuk është shfrytëzuar si duhet. Nëse këto burime do të administroheshin me përgjegjësi, ato mund të shërbenin si motor i rritjes ekonomike, duke krijuar punësim dhe mundësi për të gjithë banorët.”- tha Hasaj në emisionin Opinion në Tv Klan.

Img 20250508 wa00392759425010422787770
Silva Hasaj



Fieri është një qark me burime natyrore të pasura, por potenciali I tij mbetet I pashfrytëzuar. Nëse këto burime administrohen me përgjegjësi, ato mund të shërbejnë si motor I rritjes ekonomike, duke krijuar punësim dhe mundësi për banorët.

“Mungesa e njerëzve të duhur në vendimmarrje e ka lënë Fierin në një gjendje të vështirë. Por besoj se me politika të drejta dhe angazhim të vërtetë, mund të kthejmë rrjedhën. Pikërisht për këtë arsye kam vendosur të angazhohem – jo vetëm për Fierin, por për të gjithë vendin, duke krijuar mundësi për emigrantët të kthehen me projekte konkrete,” deklaroi Hasaj.

Me dy cikle studimesh në Mbretërinë e Bashkuar – një Bachelor në Ekonomi nga Royal Holloway, Universiteti i Londrës dhe një Master në Ekonomi dhe Financa nga University of Warwick – Hasaj posedon njohuri të thella në fushën e zhvillimit ekonomik. Përveç kësaj, ajo ka një trajnim specializik në politikë dhe qeverisje sipas modelit europian.

“Përvoja ime në kompani ndërkombëtare më ka dhënë një perspektivë globale, por synimi im ka qenë gjithmonë I qartë: të kthehem në Shqipëri dhe të kontribuoj për zhvillimin e vendit tim. Përkundër vështirësive, kam zgjedhur të ndërtoj jetën këtu, pranë familjes dhe shoqërisë sime, sepse besoj se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të ndryshojmë realitetin,” tha ajo.
Hasja është një  premisë e qartë për qytetarët
“Unë vij si një figurë e arsimuar jashtë vendit, e papërfshirë më parë në politikë. Pritja mjaft e mirë dhe e ngrohtë e qytetarëve na ka bërë të ndiejmë se ka shpresë për ndryshim. Votën e tyre nuk e shoh thjesht si besim tek unë, por si një kontratë të shenjtë – një detyrim që do ta përmbush me përgjegjësinë më të madhe,” deklaroi ajo.


Silva Hasaj ka ndjekur një model fushate të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, duke takuar qytetarët një nga një, duke dëgjuar problemet e tyre dhe duke shpjeguar programin e PD-së për të luftuar varfërinë që në 100 ditët e para të qeverisjes.
“Besoj se Fieri mund të bëhet një shembull I suksesshëm I zhvillimit rajonal, por kjo kërkon vullnet politik, dinjitet dhe punë të palodhur. Me një ekip të përkushtuar dhe mbështetjen e qytetarëve, mund ta kthejmë këtë qark në një motor ekonomik për Shqipërinë,” theksoi ajo.
Në fund, Silva Hasaj i bën një thirrje të hapur qytetarëve:
“Votojeni vizionin dhe përkushtimin tim, si një dritë jeshile për një Fier më të zhvilluar, më dinjitoz dhe më të begatë për të gjithë banorët e tij!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts